Zgjedhja e deputetëve të rinj të kuvendit në parlamentaret e 11 majit, merr një rëndësi të veçantë në kushtet kur kostot për ligjvënësit janë shumëfishuar pas rritjes së pagave më 1 prill të vitit 2023. E kundërta ka ndodhur me efiçencën e një pjese të konsiderueshme të tyre në jetën parlamentare. Analizat e zbatimit të buxhetit tregojnë se në vitit 2024 u shpenzuan 10 milionë euro për paga. Shifër, ndjeshëm më e lartë krahasuar me vititn 2014 kur në zërat e buxhetit pagat ishin më pak se 3 milionë euro. Ndryshimi më i madh i kostos së deputetëve për qytetarët shqiptarë erdhi falë bashkimit të votave më 1 prill të vitit 2023 për rritjen e pagave të ligjvënësve, që automatikisht ndikon edhe në dietat, pasi sipas ligjit për statusin e deputetit, masa ditore e dietës brenda vendit është 4 për qind e pagës.