Pas përfundimit të seancës plenare, ku nuk mungoi sërish tensioni i shkaktuar nga deputetët e Rithemelimit, deputeti Ervin Salianji deklaroi se të gjitha institucionet i janë nënshtruar vullnetit të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat ai tha se nuk do të ndryshojnë qëndrim deri kur të pranohen tre kërkesat e përsëritura nga opozita.