3 deputetë mbështetës të Lulzim Bashës, nuk do të lëvizin nga Partia Demokratike, duke konfirmuar se do të jenë në këtë forcë politike që tashmë zyrtarisht drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Orjela Nebiaj, konfirmoi për Top Neës se do të respektojë vendimin e gjykatës, duke nënkuptuar se do të vijojë të jetë pjesë e Partisë Demokratike. E nga ana tjetër Eralda Tase Bano dhe Kreshnik Çollaku, qëndrimin e tyre e kanë bërë publik në rrjetet sociale.