Depozitat e naftës në një impiant në qytetin Klintsy në rajonin e Bryanskut në rusi, morën flakë pasi ushtria rrëzoi një dron ukrainas – tha Alexander Bogomaz, guvernatori lokal. Sipas informacioneve paraprake, askush nuk u lëndua në incident ndërkohë që zjarri ishte shuar shpejt nga skuadrat e zjarrfikësve. “Një dron në stil avioni u rrëzua nga ministria e mbrojtjes duke përdorur mjete radio-elektronike. Kur shënjestra u shkatërrua, municionet e tij ranë në territorin e depozitës së naftës Klintsy”.