Banorët e Dukatit, Tragjasit, Radhimës e Orikumit do të mblidhen në protestë të hënën e 17 nëntorit përpara Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion. Ata do të denoncojnë në SPAK grabitjen e pronave dhe mohimin e pronësisë për 33 vite me radhë. Në njoftimin publik të përcjellë prej tyre, ata shprehen se në 33 vite i është mohuar e drejta për të jetuar denjësisht, i është mohuar mundi, djersa dhe puna e ndershme në vendin ku ata kanë lindur e janë rritur dhe ku kanë lindur të parët e tyre brez pas brezi. Njëri prej qytetarëve konsultohet me mbrojtësin ligjor dhe kërkon të dijë në rast se SPAK do e marrë apo jo seriozisht shqetësimin e tyre.