Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Top News, nga pushues që kanë zgjedhur Himarën për të kaluar pushimet. Denoncuesi shprehet se bregdeti i Potamit është mbuluar nga uji me fekale, duke u kthyer në rrezik për shëndetin e tyre. Sipas denoncimit, ndotja duket me sy të lirë, teksa nuk ka asnjë masë të marrë nga bashkia dhe organet kompetente.