Jorida Tabaku foli në një intervistë për Top News lidhur me procesin zgjedhor të 25 prillit, zgjedhjet brenda Partisë Demokratike por edhe menaxhimin e pandemisë dhe rindërtimit. Deputetja e Zgjedhur Demokrate u shpreh se opozita do të vazhdojë të kontestoi zgjedhjet edhe në gjykatat ndërkombëtare pasi sipas saj, rezultati i 25 prillit ishte i manipuluar.