Emisioni Fiks Fare vijoi edhe mbrëmjen e se merkures me publikimin e skandaleve të laboratorit BIO-V. Pas analizave të pulës të 'zhytyr' në ujin e Lanës, ku doli e konsumueshme dhe pa baktere, ndërkohë që analizat e po këtij uji dolën me ngarkesë të lartë bakteriale, gazetarët e Fiksit zbuluan se në këtë laborator analizat i firmos Elvira Beli, e cila njëkohësisht është punonjëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit. Kjo drejtori bën kontrollin e këtyre laboratorëve ku kryhen analiza për produktet ushqimore.