GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist, njëherësh ish sekretarin e ministrisë së mjedisit Alqi Bllakon. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi ka zbritur në 2 vite e 8 muaj burg dhe dënim plotësues 5 vite heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike. Ish deputeti u dënua për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror dhe i të zgjedhurve vendorë, lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës, teksa u nda nga pjesa tjetër e personave të akuzuar për shkak të akuzës.