Gjykata e Posaçme ka denuar me nga 3 vite burg Klajdi Zhillen dhe Geraldo Fuçian, ish inspektor të IMT Tiranë të cilët akuzohen për korrupsion. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi atyre iu reduktua në 2 vite, duke iu konvertuar më pas në në dy vite shërbim prove Ata u ndaluan ne muajin gusht të vitit 2025. Punonjësit i IMT-së u kallëzuan nga pronari i një lokali, në zonën e Kombinatit, se i kishin ofruar një marrëveshje që të mos ia prishnin tendën, kundrejt 1 mijë eurove.