Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me burg në Britani pasi u kapën me një sasi lënde narkotike të llojit kokainë. Gjykata ka dhënë 8 vite burg për Irgert Shehun dhe Arnis Rizahin, të cilët u ndaluan më 15 gusht të këtij viti. Gjatë kontrollit fillestar të policisë në makinën e Shehut u gjet kokainë e ndarë në doza, e cila ishte bërë gati për shitje.