Është dënuar me tetë vite burg shqiptarja në Greqi që detyronte tre fëmijët e saj të jetonin në kushte ekstremisht të këqija mes minjve, buburrecave dhe skamjes. Shqiptarja ka rënë në prangat e policisë në fillim të muajit prill, pas denoncimit të bërë nga bashkëshorti i saj grek me te cilin jetonin të ndarë. Ai u shpreh i shokuar nga gjendja çnjerëzore në të cilën jetonin fëmijët e tij.