Dhoma e ulët e parlamentit të Bjellorusisë, miratoi një ditë më parë një projektligj që parashikon dënimin me vdekje për tradhti të lartë për nëpunësit civilë dhe anëtarët e ushtrisë. Projektligji duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë, Këshilli i Republikës, përpara se sundimtari autoritar, Aleksander Lukashenko, ta firmosë atë.