Greqia mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut, por edhe të gjithë Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian, ka deklaruar në Shkup, Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias. Shefi i diplomacies greke theksoi rendësinë që ka për të dy vendet zbatimi i Marrëveshjes së Prespës.