Top News – Demokratët pranë kontrollit total/ SHBA, pritet të marrin dhe Senatin
06/01/2021 11:09

Raphael Warnock, pastor i lartë i Kishës Baptiste Ebenezer në Atlanta, u bë senatori i parë me ngjyrë i Goergia-s pas votimeve të së martës, duke përmbysur republikanen Kelly Loeffler. Me 98% të votave tashmë të numëruara, rrjetet televizive amerikane dhe Associated Press e shpallën garën të fituar nga Warnock. Kontrolli i Senatit në dy vitet e para të presidencës së Joe Biden do të përcaktohet nga rezultati i garës së balotazhit në Georgia, ku triumfi i Warnock-ut përbën që tani një goditje të rëndë për presidentin DonaldTrump dhe partinë e tij republikane. Nëse në këtë shtet triumfon dhe kandidati tjetër demokrat, Jon Ossof, atëherë senati amerikan do të jetë në shifra të barabarta 50 me 50, dhe vota vendimtare do t’i takojë zëvendëspresidentes, Kamala Harris. Në këtë mënyrë, demokratët do të kenë për herë të parë, që nga koha kur Barack Obama mori presidencën në vitin 2009 nën kontrollin e tyre edhe Shtëpinë e Bardhë, edhe Senatin dhe Dhomën e Përfaqesuesve. Në Xhorxhia, senatori republikan David Perdue po përballet me demokratin Jon Ossoff, një producent dokumentarësh televizivë, ndërsa beteja e republikanes Kelly Loeffler ishte me pastorin Warnock. Që përpara ditës së zgjedhjeve, sondazhet tregonin se dy demokratët kishin një avantazh të ngushtë. Të dy balotazhet u bënë të nevojshme pasi asnjë nga katër kandidatët nuk fitoi shumicën e duhur në raundin e parë të zgjedhjeve në nëntor. Edhe këtu, presidenti Trump ngriti shqetësime për probleme të lidhura me makineritë e votimit, zyra e Sekretarit të shtetit në Xhorxhia, Brad Raffensperger u përgjigj me një deklaratë se megjithëse u raportuan disa vështirësi ato nuk penguan votimet.

Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
DIGITALB DIGITALB