Demokratët do të mbajnë kontrollin e Senatit amerikan pas fitores në shtetin e Nevadës. Senatorja Chatherine Cortez Mastro ka mposhtur në Nevada kundërkandidatin e saj republikan, Adam Laxalt, i cili ishte mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump. Këto janë rezultatet më të mira të Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesmandatit në 20 vjetët e fundit.