Opozita shqiptare vijon të jetë e ndarë në qëndrime, ndonëse prej disa javësh deputetët mbështetës të Gazment Bardhit, ata të ish-krzeministrit Sali Berisha por edhe veputetët nga partitë aleate të dalë nga lista Basha, janë bërë bashkë në disa mbledhje. Teksa shumica e opozitës ka nisur aksionin parlamentar për të mos lejuar funksionimin normal të Kuvendit deri në plotësimin e kërkesave të tyre, deputetët e Partisë Demokratike zyrtare, nuk janë bërë dhe shprehen se nuk do të jenë pjesë e këtij aksioni, që sipas tyre është bojkot i institucioneve. Deputeti Arbi Agalliu, në një intervistë për Top News si Sekretar i Grupit të PD, sqaroi se bojkoti nuk i ka shërbyer asnjë opozite.