Demokratët me në krye Sali Berishën bllokuan foltoren dhe u shfaqën pranë saj me pankarta në duar, ndërsa me kërkesë të PS pjesa tjetër e rendit të ditës u kalua në votim. Jashtë ambienteve të Kuvendit, protestuesit e Partisë Demokratike ishin mbledhur në një protestë . Socialistët votuan me 82 vota pro aderimin e Shqipërisë në Konventën e Metrit si dhe një marrëveshje me KfË për rehabitimin e hidrocentralit të Fierzës. Mazhoranca rrëzoi me 82 vota kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.