Kandidati presidencial në Rumani, Calin Georgescu, politikan i ekstremit të djathtë dhe prorus, së bashku me dhjetëra mbështetës të tij protestuan të dielën pranë një qendre të mbyllur të votimit në Bukuresht, pasi u anulua mbajtja e raundit të balotazhit nga Gjykata Kushtetuese në këtë vend. Më shumë se 100 persona u mblodhën jashtë një qendre votimi në kryeqytetin rumun të dielën, ditën që paraprakisht ishte vendosur të mbahej raundi i balotazhit, duke brohoritur “poshtë diktatura”, “ne duam të votojmë” dhe “hajdutë”. Georgescu, komentet proruse të të cilit kanë nxitur protesta të mijëra rumunëve, kryesisht të rinjve, n