Këto janë pamjet e rënda që kanë ‘zgjuar’ këtë të mërkurë qytetin e Delvinës, pasi një zjarr masiv rrezikoi jetën e banorëve dhe infrastrukturën lokale. Përballja me flakët ishte një betejë e vërtetë, ku morën pjesë forcat zjarrfikëse nga bashkitë e jugut, ekipe të ardhura nga Tirana, njësi të ushtrisë dhe vetë qytetarët, që me përpjekje heroike arritën të frenojnë përhapjen e zjarrit në afërsi të qytetit.