Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u ka bërë thirrje njerëzve që të vaksinohen kundër COVID-19, teksa varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta, po vazhdon të përhapet. Varianti Delta, që fillimisht ishte identifikuar në Indi, tani është prezentë në të paktën 85 shtete.