Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbërriti në kryeqytetin turk, Ankara, të enjten për një takim me Presidentin Tayyip Erdogan, ndërsa në Stamboll zyrtarët rusë dhe ukrainas pritet të fillojnë ndarazi bisedimet e paqes. Ai tha se do të vendosë për hapat e ardhshëm në bisedimet me Rusinë pas takimit të tij me Presidentin turk Tayyip Erdogan. Sipas Zelenskit niveli i delegacionit rus të dërguar në Turqi për bisedime ishte i ulët dhe kishte një mandat të paqartë.