Ministria e Shëndetësisë në Bullgari ka rishikuar masat anti-covid në vend, pas përhapjes me ritme të shpejta të koronavirusit si dhe varjanteve të reja të Covid, të cilat kanë rritur infektimet e qytetarëve. Sipas dokumentit zyrtar, të cilin jeni duke parë në ekran, ekspertët e ministrisë së shëndetësisë Bullgare kanë firmosur një listë me vendet e ‘Zonës së kuqe’, të cilat paraqësin një rrezik të shtuar krahasuar me vednet e tjera. Kësaj liste i është shtuar edhe Maqedonia e Veriut.