Miratimi i propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, hapi dritën jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, duke shënuar edhe hapjen zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë të hënë, drejt Brukselit do të udhëtojë kryeministri i vendit, Edi Rama së bashku me një delegacion shqiptar, të cilët do të ulen në një tryezë të përbashkët me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian.