Mungesa e oksigjenit dhe nxehtësia kanë shkaktuar vdekjen e foshnjës 5-muajshe në qytetin e Artës, e cila u harruar për shumë orë nga I ati në makinë. Ky ishte rezultati i autopsisë së kryer në spitalin e Janinës, teksa mjekët shpjegojnë se foshnja ka pasur një ndjenjë mbytjeje, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe hipoksi, pasi kishte mbetur e mbyllur brenda në makinën e parkuar në një ambient të hapur, të ekspozuar ndaj diellit.