Kryeministri hungarez Viktor Orban ka kritikuar ashpër përmes një postimi në X, planin e Bashkimit Evropian për të përshpejtuar pranimin e Ukrainës në Union, duke e quajtur këtë perspektivë një "deklaratë të hapur lufte" kundër vendit të tij, Hungarisë. Orban, ka kundërshtuar vazhdimisht pranimin e Ukrainës BE, ndërsa ka deklaruar se Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare po shqyrtojnë mënyra alternative për të anashkaluar një veto të mundshme hungareze.