Top News – Deklaratat për protestën/ Kërkohet dorëheqja e Kushit
16/12/2020 14:15

Studentët dhe aktivistët e Lëvizjes për Universitetin protestuan të mërkurën para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar dorëheqjen e ministres Evis Kushi, në pretendimin se ajo me deklaratat e saj ka dalë kundër tubimeve të rinjve organizuar këto ditë si reagim për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha. Aktivistet dhe studentet kanë qëlluar godinën e ministrisë me vezë të lyera me bojë të zezë. Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale ka përgënjeshtruar fjalët që kanë dalë duke thënë se është keqcituar dhe është shpifur ndaj saj. Ministrja Kushi ka thënë se është pro protestave, por kundër atyre të dhunshme, kundër dëmtimit të pronës publike e private, e sidomos kundër keqpërdorimit të fëmijëve nëpër protesta.“Jam mësuar gjatë gjithë jetës të mbaj përgjegjësi për çdo deklaratë e fjalë të thënë nga goja ime, por aq më tepër tani përgjegjësia është edhe më e madhe sepse përfaqësoj institucionin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nuk mund të rri pa përgënjeshtruar sa herë shpifet ndaj meje, apo sa herë keqcitohem, me apo pa dashje. Në çdo deklaratë jam shprehur se vlerësoj protestat si një ndër arritjet tona më të mëdha, e sa më e qetë e qytetare protesta, aq më e fortë kauza e saj. E ndërkohë pa dyshim jam shprehur kundër dhunës në protesta, kundër dëmtimit të pronës publike e private, e sidomos kundër keqpërdorimit të fëmijëve nëpër protesta. Për këta kemi të gjithë detyrimin që t’i edukojmë me vlerat më të mira të demokracisë, qytetarisë, paqes dhe tolerancës”, thotë Kushi ne postimin e saj.

Top Channel/ Dyndje nga Greqia/ Në Kapshticë ka shumë më tepër persona që hyjnë në Shqipëri
09/08 19:19
Top Channel/ Trafikonte armë në Itali, arrestohet 30-vjeçari i dënuar si kreu i një grupi kriminal
09/08 15:41
Top Channel/ Polici shpëton të aksidentuarit, vlerësohet me certifikatë mirënjohje për ndërhyrjen
09/08 15:13
Top Channel/ Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, dhjetëra mjete drejt vendit tone
09/08 13:33
Top News- Emigrantët kthehen në atdhe për pushime/ Fluks në Kapshticës, shtohet numri i sporteleve
09/08 13:29
Top Channel/ Vijojnë zjarret në Finiq dhe Mirditë, ndërhyjnë nga ajri “Black Hawk” dhe “Canadair”
09/08 13:19
Top News- Tentoi të eliminonte 28-vjeçarin/ Gjatë sherrit plagoset dhe vëllai i autorit
09/08 12:54
Top Channel/Helmi nga konservat e prishura, çfarë po ndodh në Itali me botulizmin dhe si të mbrohemi
09/08 12:28
Top Channel/ Udhëtim mes maleve, suedezët përshkojnë me biçikleta Ballkanin dhe ndalen në Shqipëri
09/08 12:18
Top Channel/ Mbështetja e fermerëve, po aplikojnë për skemat e ndihmës për financimin në bujqësi
09/08 12:16
Top Channel/ Pastrimi i rrugëve në Korçë, 377 objekte do largohen vullnetarisht ose do shkatërrohen
09/08 12:14
Top News- Jahti luksoz ankorohet në Durrës/ ‘Dragonfly’ furnizohet me 600 mijë litra naftë
09/08 12:10
Top News- Durrësi, stacioni i superjahtëve, ‘bisha’ ankorohet në port
09/08 12:02
Top Channel/ 18 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, vijojnë flakët në 6 qarqe
09/08 11:41
Top News- Arrestohet 32-vjeçari në Krujë/ Droni zbulon parcelën me kanabis
09/08 11:39
Top Channel/ Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, bie në pranga 32-vjeçari
09/08 11:22
Top News- Aksident i trefishtë në Zvërnec, përfundojnë në spital dy persona
09/08 11:21
Top Channel/ Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë
09/08 11:18
Top News – 18 vatra zjarri në 24 orët e fundit/ Vijojnë flakët në Vlorë, Fier dhe Lezhë
09/08 10:56
Top Channel/Dy plagosje me thikë në Fier, pamje nga vendngjarja
08/08 23:03