Bashkimi Evropian pret nga liderët në Ballkanit Perëndimor që të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të jenë në dëm të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit. Kështu deklaroi të hënën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i pyetur në lidhje me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçic, ndaj serbëve që tregojnë se ku janë varrezat e shqiptarëve nëpër Serbi.