Situata nga Covid-19 ka pasur një përmirësim të ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në Shqipëri. Numri i të infektuarve ka rënë ndjeshëm, bazuar në shifrat e përditshme të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë. Puna nga insitucionet shëndetësore në mbarë vendin po vijon në bërjen e testimeve dhe aplikimin e dozave të vaksinës tek qytetarët.