Partia Demokratike nuk mbështeti me votë në Kuvend rezolutën që shpall Iranin shtet sponsor të terrorizimit, por parimisht është dakord me propozimin e socialistëve. Dakordësia u bë publike përmes një deklarate nga Selia Blu. ‘Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob.’