Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, mohoi të jetë shtruar në tryezën e bisedimeve çështja e njohjes së ndërsjellë. Komentet e tij në rrjetin Twitter, pasuan njoftimin se në takimin Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë, njohja e ndërsjellë është shtruar si një nga pikat e diskutimeve të ndërmjetësuara nga zoti Grenell dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien.