Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka shkaktuar një sërë reagimesh të enjten pasi dekalroi se Serbia ka të drejtë t’i drejtojë kërkesë KFOR-it vendosjen e trupave serbe në Kosovë. Ndryshe nga i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili e kundërstoi kategorikisht këtë lëvizje, Hill tha në në deklaratë për shtyp se është e drejtë e Serbisë ti cojë një kërkesë KFOR për dërgimin e një mijë trupave në Kosovë.