Deficiti tregtar u thellua në muajin mars me 66 milionë euro në krahasim me të dhënat e muajit shkurt të po këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT, diferenca negative mes vlerës së eksporteve dhe importeve ishte 340 milionë euro, ndërsa në shkurt e njëjta diferencë ishte 274 milionë euro. Thellim të deficitit tregtar ka edhe në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar me mbi 20 milionë euro.