Maqedonia e Veriut raportoi probleme në të gjitha pikat kufitare tokësore në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Problemet shkaktuan radhë të gjata në të gjitha pikat e kalimeve kufitare tokësore, sidomos në ato me Bullgarinë, ndërsa problemet prekën edhe pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë. Zyrtarisht, pala maqedonase raportoi probleme me sistemin e përpunimit të të dhënave, por jozyrtarisht thuhet se mbyllja e pikave ka qenë një vendim i autoriteteve për të bllokuar hyrjen në vend të bullgarëve ekstremistë.