Bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi, ka zbuluar së fundmi një tatuazh që i ka dedikuar gruas së tij. Regjisori zelandez ka vendosur të tregojë dashurinë dhe përkushtimin e tij nëpërmjet një tatuazhi në dorën e tij, me shkronjën e parë të emrit të këngëtares me origjinë shqiptare. Taika ka ndarë një video të tatuazhit në rrjetet e tij sociale, madje edhe një mbishkrim: ‘Unë e dua ragbin’.