Moti i keq që ka përfshirë vendin nga ulja e temperaturave, ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në dhjetra fshatra në Maliq, Devoll, Pogradec e Kolonjë. Qarku Korcë ëshë përfshirë nga reshjet e dëborës, ku në Dardhë trashësia e saj varion nga 15 deri në 30 cm. Kalimi në aksin që të con drejt Dardhës bëhet vetëm me goma dimërore. Aksset nacionale të juglindjes qarkullohen nornalisht, por aksi i ri Qafë Qarri Ersekë nuk është i kalueshëm nga dendësia e borës.