Një tjetër grua është ekzekutuar me armë zjarri nga dora e ish- burrit të saj. 50-vjeçari Niko Hila, pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të kujdestarisë së vajzës së tyre 4-vjeçare ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar 40-vjeçaren Xhuliana Topalli. E gjithë skena ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të gruas, në fshatin Nënshat të bashkisë së Vaut të Dejës, ku viktima jetonte së bashku me vajzën dhe babanë e saj të sëmurë (të paralizuar) pas ndarjes. Në momentin e ekzekutimit, çifti ka qenë vetëm në shtëpi, babai dhe 4-vjeçarja nuk janë bërë dëshmitarë e këtij ngjarjeje të rëndë.