Prezenca e ish kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka agravuar sërish përplasjet mes dy kampeve të përçara të demokratëve. Edhe pse i paftuar dhe i përjashtuar nga Partia Demokratike, Berisha ju drejtua selisë së demokratëve, mëngjesin e kësaj të enjte, gjë që nuk u prit mirë nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit, ishte i prerë në qëndrimin e tij ndaj Berishës, duke u shprehur se prezenca e një personi të shpallur ‘non grata’, tejçon një sinjal të brishtë për demokracinë.