Para disa ditësh një debat i fortë ndodhi mes Palomës dhe Sheilës. E gjitha nisi kur këngëtarja aludoi se Paloma kishte shkuar që ta përgjonte teksa po fliste me Beniadën dhe Semin në dhomë. Më tej, Paloma i ka drejtuar Sheilës disa pyetje, por pa e ditur se çfarë ishte thënë mes vajzave. Ky debat mori përmasa të tjera, në momentin kur Sheila i tha Palomës se e vetmja gjë që di të bëjë pas grindjeve është të bëjë be, sidomos vajzën e saj. Kjo deklaratë solli revoltimin e Palomës , e cila i tha Sheilës se as ajo dhe askush tjetër nuk mund të flasë për të voglën e saj.