Dy shqiptarë u dënuan me burgim të përjetshëm në Greqi, nën akuzën se trafikuan një sasi të madhe kokaine në vendin fqinj. Shqiptarët të moshave 37 dhe 39 vjec, u arrestuan janarin e vitit të kaluar, nga policia greke, pas informacioneve se dy persona do të udhëtonin nga Athina në Selanik, për të marrë një ngarkesë të madhe kokaine.