173 kg kokainë u sekuestruan paraditen e së martës nga DEA amerikane dhe antidrogës greke në portin e Pireut në Greqi. Sipas policisë helene, lënda narkotike ishte e fshehur në muret e brendshme të një konteineri që mbërriti pak ditë më parë në port nga Afrika e Jugut. Policia tha se kanë qënë autoritetet amerikane të cilat njoftuan për mbërritjen e kokainës dhe menjëherë e vendosën konteinerin në survejim.