Dashnor Sula mori zyrtarisht detyrën e kryeinspektorit të përgjithshëm. Ish deputeti i Partisë Demokratike u prezantua këtë të hënë nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Në fjalën e tij, Sula premtoi luftë pa kompromis ndaj bizneseve që abuzojnë me ligjin, teksa përçoi një mesazh edhe për Kryeministrin Edi Rama.