Departamenti Amerikan i Shtetit DASH, ka publikuar raportin e vitit 2020 për Shqipërinë, mbi Klimën e Investimeve në vendin tonë, ku renditen një sërë problematikash. Raporti i DASH evidenton se Shqipëria duhet të përmbushë kushte përpara konferencës së parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave në BE. Teksa thekson probleme të mprehta me çështjet e korrupsionit në administratën publike, mungesën e transparencës sidomos në prokurimet publike, kontrata të vështira për tu zbatuar, korrupsionin në qeveri dhe tek tenderat, rritja e kontratave PPP që sipas raportit bën të pamundur konkurencën. Sipas DASH, bizneset amerikane perballen me raste korruptive dhe pengesa per investime per shkak te vendimeve gjyqesore te diskutueshme.