Ndihmëssekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried, ngriti të martën shqetësim për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Duke folur në një konferencë nga Brukseli, pas vizitës në Ukrainë, Donfried tha se SHBA është jashëtzakonisht e angazhur neë terren për të moniotruar nga afër situatën në Kosovë, e cila sipas saj është tejet shqetësuese. Sipas zyrtares së lartë amerikane, largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për cështjen e targave. Ajo paralajmërom se situata e krijuar në Veri ka potencial të shkaktojë tensione të tjera në terren