Departamenti amerikan i Shtetit thotë se lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës e bën të qartë urgjencën në rritje që paraqet për aleancën transatlantike, integrimi evroprian i Ballkanit Perëndimor. Ky qëndrim u shpreh nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, në përgjigje të një kërkese për koment nga Zëri i Amerikës, pasi 19 anëtarë të Kongresit amerikan i kërkuan administratës së Presidentit Joe Biden të rrisë angazhimin diplomatik në Ballkanin Perëndimor.