Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka organizuar një darkë me krerët e besimeve fetare, diplomatë dhe njerëz të shquar të fushave të artit, kulturës dhe politikës. Në darken e organizuar për të uruar festat, Veliaj u shpreh mirënjohës ndaj përfaqësuesve të besimeve, të cilët me harmoninë fetare e bëjnë Shqipërinë një vend unik në botë.