Duke folur në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, kryeminisri Albin Kurti u ndal edhe te takimi informal që pati në Athinë me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe drejtues të lartë të Bashkimit Europian. Kurti tha se kishte informuar miqtë ndërkombëtarë për qetësimin e vazhdueshëm të situatës në katër komunat në veri të vendit, teksa kishte paralajmëruar se gjendja mund të tensionohet sërish me sponsorizim të Serbisë.