Skuadra kombëtare e kosovës ditën e enjte, në Kampin Nacional të Hajvalisë zhvilloi seancën e fundit stërvitore për ndeshjet e Ligës së kombeve me irlandën e veriut dhe Qipron. Alain Giresse nuk do të ketë në këto dy ndeshje dy mbrojtësit leart Paqarada dhe Mërgim vojvoda, ndërkohë që edhe në repartin e sulmit Kosova do të ketë një mungesë, atë të Shkëlqim Vladit.