Një tjetër rast i dhënies së ndihmës është kërkuar këtë të hënë nga turistë të huaj që kanë mbetur të bllokuar në det të hapur,m duke regjistruar kështu rastin e tretë brenda 18 orëve. Mësohet se në afërsi të gjirit të Gramës në gadishullin e Karaburunit tre francezë kërkuan ndihmë psai nuk kanë mundur dot të kthehen në breg të detit për shkak të lodhjes. Drejt tyre ka shkuar një patrullë e policisë kufitare që ka bër të mundur shpëtimin e tyre dhe I ka shoqëruar drejt portit të vlorës.