Top News – Dallgë 9 metra të larta, ‘tërbohet’ deti / Stuhi në ishullin italian, pamjet dramatike
21/01/2026 11:27

Dallgë gjigante stuhie janë përplasur mbi port në siçili, me pamjet dramatike që tregonin ujin e shkumëzuar që shpërthente mbi skela, ndërsa deti ishte tërbuar. U deshën vetëm pak sekonda që rrugët të përmbyteshin ndërsa anijet e ankoruara përplaseshin në kalatë, në Lipari. Videot, të postuara në X të martën, tregonin detin e stuhishëm ndërsa Cikloni Harry përshkoi Mesdheun qendror. Pamjet tregonin erëra të forta ndërsa dallgët përplaseshin egërsisht në port duke kapërcyer cdo barrierë mbrojtëse. Autoritetet lëshuan alarme të kuqe në të gjithë Siçilinë dhe Sardenjën, ndërsa stuhia solli erëra të forta, shira intensivë dhe dallgë të rrezikshme. Shpejtësia e erës arriti në 112 km/orë, dallgët arritën deri në nëntë metra lartësi dhe përmbytjet në zonat bregdetare u përhapën me shpejtësi. Mbrojtja Civile urdhëroi evakuime paraprake ndërsa kushtet u përkeqësuan. Në total, 190 persona u evakuuan nga zonat e ekspozuara në të gjithë Siçilinë, ndërsa kryetarëve të bashkive iu bë thirrje të vepronin shpejt për shkak të kërcënimit të dallgëve dhe përmbytjeve të menjëhershme. Transporti u godit rëndë gjithashtu. Erërat e fuqishme shkaktuan kaos në Aeroportin Falcone Borsellino të Palermos, duke detyruar devijime dhe anulime pasi avionët nuk mundën të uleshin në pista gjatë natës. Stuhitë goditën edhe Maltën, ku video tronditëse tregonin breshër që binte dhe lumenj akulli që përmbytnin rrugët.

Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
Top News- Vuçiç flet për pasoja, e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
28/02 21:00
Top Channel/ Përshkallëzohet lufta, Irani i kundërpërgjigjet ashpër Izraelit
28/02 20:18
Top News – Trump telefonatë me Netanyahun, diskutojnë për ecurinë e luftës me Iranin
28/02 19:40
Top News – Clinton dëshmon për Epstein. ‘Nuk kisha dijeni për krimet e tij, s’kam gabuar’
28/02 18:45
Top Channel/ Terror në Dubai! Shpërthime me raketa në Palm Jumeirah, Emiratet në gatishmëri
28/02 18:36
Top News – Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit. Rrezik për tregtinë globale të naftës dhe gazit
28/02 18:24
DIGITALB DIGITALB